0Përplasjet midis ithtarëve dhe kundërshtarëve të autoriteteve të reja të Kirgistanit po vazhdojnë në qytetet e mëdha të vendit. Në Xhalal-Abad gjatë përleshjeve pësuan dëmtime më shumë se 20 veta, njofton Agjencia informative "24.kg". Agjencia RIA Lajmet njofton, se në sheshin qendror të Xhalal-Abad-it janë mbledhur disa mijëra veta, "dëgjohen të shtëna armësh, fluturojnë gurë". Disa organizatorë të mitingjeve në Xhalal-Abad, Osh dhe Batken aktualisht janë marrë nën arrest. Sipas njoftimeve të fundit, ndërtesa e administratës rajonale në Osh është marrë nën kontroll nga qeveria e përkohëshme. Por në sheshin qendror janë mbledhur disa qindra ithtarë të ish presidentit Kurmanbek Bakijev. Qeveria e përkohëshme e Kirgistanit do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me situatën e krijuar në vend.