0Rusia dhe Brazili përgatitën për nënshkrim Planin e veprimeve për realizimin e partneritetit strategjik ruso-brazilian si dhe një "sërë marrëveshjesh ndërshtetërore dhe ndërdikasteriale, ndër të tjera në fushën e garantimit të sigurisë informative ndërkombëtare, bashkëpunimit tekniko-shkencor si dhe sipas linjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Doganor Federal të Rusisë". Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet pas negociatave në Kremlin të presidentëve të të dyja vendeve, përkatësisht, Dimitri Medvedievit dhe Luiz Inacio Lula da Silva, njofton Agjencia informative ITAR-TASS.