0Kompania ajrore gjeorgjiane Airyena-Georgian Airways dërgoi kërkesën e vet në Ministrinë e Transportit të Rusisë për kryerjen e 12 fluturimeve të drejtpërdrejta charter me itinerar Tbilisi-Moskë-Tbilisi për periudhën nga fundi i majit deri në fillim të qershorit. Në vigjilje Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov deklaroi, se Rusia nuk shikon "pengesa principiale" për rifillimin e komunikimit ajror me Gjeorgjinë. Ministri vuri në dukje, se pala ruse përpiqet të bëjë gjithçka të mundur me qëllim që të zgjidhen çështjet praktike dhe humanitare që preokupojnë shtetasit e të dyja vendeve.