0Zgjatja e afatit të veprimit të marrëveshjes për qëndrimin e Flotës së Detit të Zi të Rusisë në Sevastopol është në interes të Ukrainës në planin financiar, deklaroi Presidenti Viktor Janukoviç në intervistën e vet dhënë për BBC. Ai theksoi, se në këtë mënyrë Ukraina mund ti shmanget krizës financiare të ngjashme me atë greke. Ndërkaq, sipas fjalëve të Janukoviçit, Ukraina e hodhi poshtë propozimin e Rusisë për shkrirjen e dy kompanive energjetike "Gazprom" dhe "Naftogaz". Presidenti vuri në dukje, se Kievit do ti interesonte bashkimi i kompanive të gazit, ku secila prej tyre të zotëronte nga 50 %.