0Udhëheqja e shtabit operativ për likuidimin e pasojave të shpërthimeve në minierën e Kuzbassit "Raspadskaja" vendosi të përmbytë sektorë të veçantë të galerive ku nxirret qymyrguri, në të cilët është shumë i lartë koncentrimi i gazit metan dhe flakërojnë pa pushim zjarre, u njoftoi gazetarëve Eksperti kryesor ushtarak i Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme të Rusisë Pavell Pllat. Përmbytja është planifikuar për nesër në mëngjes. Si rezultat i dy shpërthimeve natën duke gdhirë 9 maji në minierë, sipas të dhënave të fundit, gjetën vdekjen 66 veta, nuk dihet ende fati i 24 minatorëve të tjerë, njofton Agjencia informative RIA Lajmet.