0Anija kozmike "Atlantis" do të startojë sot nga kozmodromi në kepin Kanaverall. Ky fluturim do të jetë i fundit për anijen transportuese. Detyrë kryesore e këtij fluturimi është nxjerrja në orbitën e ulët të Tokës të modulit rus "Rassvet" ("Agimi"). Në të do të zhvillohen një sërë eksperimentesh sipas programit shkencor të segmentit rus. Shuttle do të çojë gjithashtu në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) ngarkesa të ndryshme. Pritet që procesin e startimit të "Atlantis" ta vëzhgojnë nga kozmodromi Nënkryeministri i Rusisë Sergei Ivanov dhe Kreu i Roskozmosit Anatoli Perminov.