0Situata në Kirgistan po tensionohet përsëri. Ithtarët e presidentit Kurmanbek Bakijev, të rrëzuar nga pushteti, kanë marrë nën kontroll ndërtesat e administratave të tre qendrave rajonale Osh, Xhallall-Abad dhe Batkin. Ata i deklaruan Agjencisë Interfax, se kanë mbledhur 25 mijë veta dhe janë të gatshëm për tu nisur për në Bishkek me qëllim që të lajnë hesapet me autoritetet e reja. Qeveria e përkohëshme e kësaj republike e vlerësoi acarimin e situatës në jug të vendit si tentativë të ithtarëve të Bakijevit për të marrë revansh. Ndërkohë, përfaqësuesit e qeverisë së përkohshme janë më se të bindur se së shpejti do ta marrin situatën nën kontroll.