0Në Kremlin konfirmojnë gatishmërinë për të ratifikuar Traktatin mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) njëkohësisht me SHBA-s. Për këtë i njoftoi agjencisë informative RIA Lajmet Sekretarja për shtyp e Presidentit të Rusisë Natalia Timakova. Presidentët e dy vendeve, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barak Obama e nënshkruan këtë dokument në prill në Pragë. Në vigjilje Traktati i ri mbi ASO u dorëzua për ratifikim në senatin e Kongresit të SHBA-s. Traktati, i cili parashikon reduktimin dhe kufizimin e ndërsjelltë të numrit të arsenaleve më të mëdha bërthamore në botë, destinohet të forcojë sigurinë kombëtare të SHBA-s dhe do ti shërbejë transparencës dhe parashikueshmërisë së marrëdhënieve strategjike të SHBA-s me Rusinë. Për këtë flitet në letrën e Barak Obamës drejtuar në senatin e Kongresit, në të cilën ai u bëri thirrje senatorëve që të miratojnë traktatin. Në Rusi marrëveshja duhet të aprovohet nga të dyja dhomat e parlamentit. Kreu i MPJ Sergei Lavrov konfirmoi, se Traktati do të paraqitet për shqyrtim në Dumën Shtetërore në këto ditët e afërta.