Duma Shtetërore e Rusisë miratoi në lexim të tretë projektin e ligjit, i cili formalisht thjeshtëzon punësimin e të gjithë atyre që vijnë për të punuar në Rusi. Vërtet, ka të bëjë ai në fakt vetëm me dy kategori emigrantësh: atë të specialistëve me kualifikim të lartë dhe të dadove, pastrueseve e kuzhiniereve. Siç njofton gazeta "Novie izvestia", ligji nuk parashikon për specialistët e huaj të kualifikimit të lartë kufizimin e afatit të qendrimit të përkohshëm një vjeçar në Federatën Ruse, po me kusht që atyre do ti zgjatet kontrata e punës. Ky afat mund të zgjatet disa herë deri në tre vjet. Në qoftë se i huaji nuk shkel rregullat e të jetuarit në Rusi brenda një viti, atëhere ai mund të përfitojë lejen e qëndrimit me një afat bile dhe 5 vjeçar. Do tu lehtësohet jeta edhe punëdhënësve me këtë ligj. Tani që të pajtojë në punë specialistë të huaj punëdhënësit nuk i duhet sigurimi i lejes dhe mbi të pushon së vepruari kuota e punës. Punëdhënësi në mënyrë të mëvetësishme vlerëson kompetencën e specialistit të ftuar, përcakton kërkesën zyrtare për dhënien atij të lejes së punës dhe bërjen e dokumenteve përkatëse për hyrjen në Rusi. Nga ana e tyre të huajt kanë të drejtë të deklarojnë në mënyrë të pavarur mbi vetën si specialistë të kualifikimit të lartë. Ndër të tjera, në ligjin në fjalë për ta parashikohet sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Por rrethi i këtyre personave "të favorizuar" është mjaft i ngushtë. Projekt ligji përcakton si "specialist të kualifikimit të lartë" të huajin, i cili brenda vitit do të marrë një pagë prej jo më pak se 2 milionë rublash. Amendamentet në ligj do të përfshijnë edhe fuqinë "jo të shtrenjtë" punëtore nga vendet me të cilat Rusia ka vendosur rregjimin pa viza. Në radhë të parë këto janë ish republikat e Bashkimit Sovjetik. Vërtet, kanë të bëjnë ato vetëm me të ashtuquajturin "personel shtëpiak", që punësohet "për nevoja personale, familjare që nuk kanë lidhje me ushtrimin e veprimtarisë sipërmarrëse". Një i huaj i kësaj kategorie do të duhet të sigurojë me 1000 rubla në muaj patentën për një lloj të caktuar pune me afat nga një deri në tre muaj me të drejtën e zgjatjes së tij deri në një vit. Në qoftë se pas një viti ai do të dëshirojë të vazhdojë punën në vendin tonë atij do ti duhet të ribëjë sërish patentën.

Komentimi i artikullit të ditës

Zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm për zhvillimin e biznesit të holldingut të personelit "Ankor" Aleksei Mironov vlerëson për "Zërin e Rusisë" perspektivat e ofertave në tregun e punës të Rusisë: "Si rregull, kompanitë e huaja janë të interesuara të hapin në Rusi gjithfarë prodhimesh të vetat apo, thjesht, të realizojnë operacione tregtare. Dhe janë të interesuar gjithashtu, të paktën, në kohën e parë të sjellin specialistët e vet nga jashtë shtetit. Dhe, në qoftë se favorizime, zbutje e liberalizime të tilla për nga pikëpamja e ligjit do të sanksionohen, atëhere unë mendoj se ato do ta bëjnë më me qejf e përkushtim këtë punë. Duhet kuptuar gjithashtu, se në Rusi mungesa e specialistëve me kualifikim të lartë është shumë e ndjeshme", konkludon Zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm për zhvillimin e biznesit të holldingut të personelit "Ankor" Aleksei Mironov.