0Shërbimi informativ i qeverisë së përkohshme të Republikës së Kirgistanit njofton, se "pavarësisht nga tentativat për imponimin e vullnetit të vetë nga ana e ithatarëve të Bakievit aeroporti në qytetin Osh po funksionon në regjimin e mëparshëm nën drejtimin e përcaktuar nga qeveria e përkohshme e Kirgistanit". Më parë u njoftua se aeroporti i qytetit Osh- i dyti për nga madhësia në vend u morr nën kontroll nga kundërshtarët e qeverisë së përkohshme të Kirgistanit. Autoritete e Kirgistanit premtojnë, se në një kohë fare të afërt të arrestojnë organizatorët e çrregulllimeve që po ndodhin këto ditët e fundit në vend.