0Traktati i ri për ASO do të sigurojë stabilitetin strategjik midis Rusisë dhe SHBA-së. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë për gazetën "The Wall Street Journal" Kreu i Pentagonit Robert Gates. Ai u shpreh për ratifikimin sa më të shpejtë të këtij dokumenti nga senati. Robert Gates kujtoi, se Traktati i nënshkruar më 8 prill  kufizon qenësishëm arsenalet bërthamore që zotëron SHBA dhe Rusia dhe vendos regjimin e sigurt të kontrollit. Sipas fjalëve të Robert Gates, Traktati gëzon mbështjetje të njëzëshme të udhëheqjes ushtarake të SHBA-së.