0Skuadra kombëtare e Rusisë triumfoi në ndeshjen e Kampionatit Botëror të hokeit mbi skuadrën e Bjellorusisë me rezultatin 3:1. Fitorja ndaj Bjellorusisë është e treta për Skuadrën kombëtare ruse që merr pjesë në Kampionatin Botëror të hokein për vitin 2010, i cili po zhvillohet në Gjermani. Më parë skuadra e  trajnerit Vjaçesllav Bikov fitoi ndaj kombëtareve të Sllovakisë dhe Kazakistanit. Në këtë mënyrë Rusia i siguroi vetes daljen në pjesën e dytë të etapës në grup të kampionatit, rivalët e së cilës do të jenë skuadrat e Danimarkës, Gjermanisë dhe Finlandës.