Rusia e hedh poshtë kritikën e kontakteve të saj me HAMAS, deklaroi në brifingun e zhvilluar në Moskë Përfaqësuesi zyrtar i MPJ-së Andrei Nesterenko. Sipas fjalëve të tij Moska e konsideron HAMAS lëvizjen e cila gëzon besim të pjesës dërrmuese të palestinezëve. Andrei Nesterenko kujtoi, se në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Autonominë Palestineze në janar të vitit 2006,rezultatet e të cilave u njohën nga Komuniteti ndërkombëtar, HAMAS morri përqindjen më të madhe të votave. Izraeli shprehu pakënaqësinë përsa i përket takimit të zhvilluar në Damask midis Presidentit të Rusisë Dimitri Medevediev dhe Liderit të HAMAS Khaled Mashaall.