0Bjellorusia thirri ambasadorin e vet në Kirgistan për konsultime, njoftoi në Minsk Përfaqësuesi i MPJ-së Andrei Savinih. Sipas fjalëve të tij "kjo ishtë një masë e detyrueshme dhe ka karakter të përkohshëm". "Ne vendosëm të bënim këtë hap në lidhje me kërcënimin për jetën dhe shëndetin e bashkëpunëtorëve tanë atje. Ky kërcënim vjen nga elementet ekstremiste të cilët nuk i kontrollon askush. Sapo situata në Kirgistan të normalizohet diplomatët bjellorusë do të kthehen përsëri", theksoi diplomati.