Në Rusi filloi aplikimi aktiv i sistemeve të telekomunikacionit të gjeneratës së re. Për këtë deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev gjatë fjalës së marrë në mbledhjen e komisionit për zhvillimin teknologjik dhe modernizimin e ekonomisë së vendit. Si shembull Presidenti përmendi kalimin tek TV Digital, sigurimin e aksesit me shpejtësi të lartë në rrjetet informative dhe zëvendësimin e stacioneve të vjetëruara telefonike me switching software moderne. Medvediev njoftoi gjithashtu, se aty nga mesi i muajit të ardhshëm do të përfundojë krijimi i zonës eksperimentale të linjave optike të bandwid-it të lartë. Leverditë që do të përfitohen nga aplikimi i sistemeve të tilla janë të padiskutueshme si për qytetarët e thjeshtë, ashtu dhe për ekonominë e vendit në tërësi, shprehet me bindje të plotë eksperti moskovit për teknologjitë informative Juri Marjenko: "Për herë të parë qytetarët rusë do të kenë mundësi të marrin informacion në nivel bashkëkohor. Do të rritet aksesi në marrjen e informacionit, do të ulen çmimet e shërbimeve, do të rritet shpejtësia e këmbimit të të dhënave. Kjo do të rrisë nga ana e vet numrin e përdoruesve të rrjeteve informative. Telekomunikacionet janë gjithmonë motor lëvizës për biznesin. Sa më e lehtë të bëhet gjetja e partnerëve, aq më shumë do të zhvillohet ekonomia e Rusisë. Sipas fjalëve të Dimitri Medvedievit, përpunimet më të reja në sferën e telekomunikacionit në Rusi do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve me rëndësi të madhe sociale. Në veçanti, për zhvillimin e telemedicinës. Kjo do tu japë mundësi njerëzve në të ardhmen për të marrë konsulta nga një specialist i madh bile dhe në spitalin më të largët. Një hop të ri zhvillimit të teknologjive bashkëkohore në Rusi do ti japë edhe krijimi i kompleksit ultra modern tekniko-shkencor për përpunimin dhe komercializimin e teknologjive të reja. Dimitri Medvediev njoftoi, se në këto ditët e afërta do të nënshkruajë ligjin që lejon shfrytëzimin për ndërtimin e një kompleksi të tillë të tokës në fshatin "Skollkovo" në periferitë e Moskës. Sipas mendimit të Presidentit, "Skollkovo" destinohet të bëhet analogu rus i "Luginës silikone" amerikane.