0Bashkimi i "Gazprom-it" rus dhe "Naftogaz-it të Ukrainës" do të rrisë sigurimin energjetik në Europë. Për këtë deklaroi Kreu i holdingut rus Aleksei Miller mbi bazë të konkluzioneve të takimit të zhvilluar në Moskë me Ministrin e energjetikës dhe lëndëve djegëse të Ukrainës Juri Bojko. Sipas fjalëve të Aleksei Millerit, një përbërës tjetër i sigurimit të Europës me gaz është edhe diversifikimi i itinerarëve të furnizimit të tij. Prandaj dhe planet e "Gazprom-it" mbi ndërtimin e "South Stream" mbeten të pandryshuara, theksoi ai.