0Qeveria e përkohshme e Kirgistanit po ndërmerr masat për rregullimin e situatës në rajonin jugor. Në qytetin Osh ndodhën konfrontime midis mbështetësve të Bakievit dhe ithtarëve të qeverisë së përkohshme. Falë ndërhyrjes së organeve të ruajtjes së rendit situata nuk shkoi deri në gjakderdhje. Kreu i MPJ së Rusisë Sergei Lavrov i bëri thirrje autoriteteve të Kirgistanit "për moslejimin e valëve të reja të tensionit dhe për zgjidhjen sa më shpejtë të problemeve socialo-ekonomike". Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev emëroi përfaqësues zyrtar për Kirgistanin anëtarin e Këshillit të Federatës Vladimir Rushajllo.