0Rusia duhet të renditet ndër "ligjvënësit e modës" midis përpunuesve të teknologjive informative dhe IT-produkteve. Për këtë deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në mbledhjen e komisionit kushtuar zhvillimit teknologjik dhe modernizimit të ekonomisë. Sipas fjalëve të tij për avancimin e mëtejshëm të Rusisë në këtë sferë është i domosdoshëm konceptimi i zhvillimit të sferës së teknologjive informative, e cila do të inkurajonte pjesëmarrjen e biznesit në përpunime të tilla. Siç njoftoi Dimitri Medvediev, vëllimi vjetor i tregut të brendshëm të shërbimeve telekomunikative në Rusi po rritet me 15-30%.