0Familja ruso-finlandeze Rantalla, së cilës organet e përkujdesit social të Finlandës donin t'ia merrnin djalin, ka ndër mend të kërkojë strehim politik në Rusi. Për këtë njoftoi përfaqësuesi zyrtar i familjes Rentalla Johan Backman. Në shtypin informativ u shfaq informacioni, se Inga Rantalla është akuzuar për ushtrim dhune mbi fëmijën e vet. Ingën e kërcënon burgu. Ka të ngjarë se kundërshtarët e saj po hakmerren për faktin, se çështja bëri bujë ndërkombëtare. E ndodhur në kushte të tilla familja do të kthehet në Rusi në mënyrë që të rrisë e të edukojë të qetë fëmijën.