0Në minierën e qymyrgurit "Raspadskaja" që ndodhet në Siberinë Perëndimore po vazhdojnë kërkimet e 24 minatorëve. Akoma ka shpresë, se ata janë strehuar në kahet më të thella të minierës për t'iu shmangur fatit të 66 shokëve që u vranë gjatë shpërthimeve të 9 majit. Shpëtuesit po çajnë përmes pirgjeve dhe shembjeve të shtresave qymyrgurore në thellësinë 500 metra. Në momentin e avarisë në minierë ndodheshin 359 minatorë, shumica e të cilëve u nxorrën në sipërfaqe.