0Rasti i dytë i sëmundjes së poliomelitit u konfirmua në Rusi. Siç njoftoi kryemjeku sanitar Gennadi Onishenko, ky rast u fiksua tek foshnja në Moskë. Rasti i parë u shënua në qarkun Irkutsk. Në të dy rastet janë prekur fëmijët që erdhën së bashku me prindërit e tyre nga Taxhikistani. Midis të tjerash, në territorin e Taxhikistanit të pavaksinuar mbeten mijëra ushtarakë rusë dhe fëmijët e tyre. Sipas fjalëve të Gennadi Onishenkos, të gjithëve do tu bëhen vaksina për poliomelitin. Me dyshim për sëmundje të poliomelitit në Taxhakistan janë shtruar në spital pothuajse 240 fëmijë, 15  nga të cilët vdiqën.