0Tre persona që kishin gisht në organizimin e shpërthimeve në metronë e Moskës, bënë tentativa për të shpëtuar gjatë arrestimit të tyre dhe si rezultat u asgjesuan. Për këtë Kreu i Shërbimit Federal të Sigurimit Aleksandër Bortnikov i raportoi Presidentit rus Dimitri Medvediev. Janë identifikuar të gjithë pjersëmarrësit dhe organizatorët e sulmeve terroriste në metronë e Moskës, shtoi Aleksandër Bortnikov.