0Modelieri i njohur francez Jean Paul Gaultier do të realizojë ëndrrën e tij të vjetër: do të paraqesë koleksionin e vet në stacionin hekurudhor të Moskës. Sipas fjalëve të modelierit ai është tejet i lumtur që ndodhet në kryeqytetit rus, i cili e mahniti atë që në ardhjen e tij të parë në vitin 2005. "Mua më befason fakti, se sa shpejt ndryshon Moska dhe krijon një përshtypje, se Europa Perëndimore së shpejti do të jetë në rolin e "satelitit" të kryeqytetit rus" . Maestro gjithashtu vuri në dukje profesionalizmin e modeleve ruse, " të cilat aktualisht janë figurat kryesore në të gjitha podiumet botërore".