0Vizita zyrtare e Presidentit të Federatës Ruse (FR) Dimitri Medvediev në Turqi është dalluar jo vetëm për nënshkrimin e paketës së madhe të dokumentave ndërqeveritare, por dhe për faktin, se personalisht demonstroi partneritetin midis Ankarasë dhe Moskës jo në fjalë, por me vepra, shkruajnë masmediat vendase. Praktikisht të gjitha botimet turke i nxjerrin materialet që kanë të bëjnë me vizitën e liderit rus në faqet e para të tyre. Gazeta "Radikal" mendon, se vizita e Presidentit të FR lejoi hapjen e faqes së re në historinë prej më shumë se 550 vitesh të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë dhe hedhjen e themeleve për formimin e spektrit të ri të parteneritetit në rajon.