0Pjesa dërrmuese e rusëve (73%) e mbështet ruajtjen e Flotës së Detit të Zi  të Rusisë në territorin e Ukrainës. Këto janë të dhënat e paraqitura nga Qendra mbarëruse e studimit të opinionit publik. Për largimin e Flotës nga Sevastopoli dalin "pro" vetëm 8% e rusëve. Sipas mendimit të pjesës më të madhe të respondentëve për Rusinë më e rëndësishme është zgjatja e afatit të qëndrimit të Flotës së Detit të Zi në Sevastopol, se sa ruajtja e kushteve tregtare të furnizimeve me gaz Ukrainës. Gjatë kësaj ata faktojnë, se Sevastopoli historikisht ka qenë i Rusisë dhe është pikë e leverdisshme strategjike.