Gazeta "Moskovski komsomolec" njofton, se arritja e marrëveshjes për anulimin e vizave u bë sensacioni kryesor i negociatave ruso-turke. Deri përpara kësaj mendohej, se për një rus nuk është problem të paguajë 20 dollarë për kalimin e kufirit turk, kurse turqit nga kjo praktikë përfitonin çdo vit dhjetra milionë dollarë. Dhe, ja, vizat do të anulohen megjithatë. "Ky vendim do tu lehtësojë jetën miliona njerëzve", shpalli Dimitri Medvediev. Sipas fjalëve të Kryetarit të shtetit rus, vizat do të anulohen për ata që udhëtojnë për një afat 30 ditor. Dimitri Medvediev u shpeh, se vizat do të anulohen plotësisht në një kohë të afërt. Por për këtë sezon të pushimeve verore nuk mund të arrihet aplikimi në jetë i këtij synimi. Sepse Duma Shtetërore në qershor fillon pushimet verore.

                                                                                                 ***

Shoqata Ruse e sporteve olimpike verore shprehu shqetësimin e vet në lidhje me përgatitjen e sportistëve rusë për pjesëmarrjen  në Lojrat e vitit 2012 në Londër. Duke filluar që nga viti 2000 rusët në Lojrat Verore po demonstrojnë rezultate gjithnjë e më të këqia. Në Sidnei vendi fitoi 32 medalje ari, në Athinë në vitin 2004- 27, në Pekin në vitin 2008- 23, duke zënë për herë të parë për gjithë historinë e lojrave olimpike vendin e tretë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Ndërsa në Londër Rusia rrezikon të fluturojë fare nga treshja e liderëve. Dhe ka shumë mundësi, që pas dy vjetësh, ne të përjetojmë jo më pak zhgënjime, se sa në Vankuver. Pavarësisht nga fakti se shumica e turneve eliminatore paraolimpikë do të zhvillohen në sezonin tjetër, për tendencat mund të flitet që tani. Ç'është për të ardhur keq, këto parashikime në shumicën e rasteve nuk janë aspak ngushëlluese, konkludon botimi "Novie izvestia".

Siç shkruan botimi "Nezavisimaja gazeta", para ardhjes së Dimitri Mevdedievit në Kiev Presidenti ukrainas ka ndërmend të miratojë projekt ligjin, i cili lejon zgjerimin e përdorimit të gjuhës ruse. Deputetët e Partisë drejtuese të Rajoneve sigurojnë, se fjalë bëhet për përfshirjen në legjislacionin ukrainas të tezave të Kartës Europiane mbi gjuhët rajonale, të cilën Ukraina e ratifikoi 7 vjet më parë. Ky dokument parashikon lirinë e përdorimit të gjuhës ruse dhe me të drejta të barabarta me atë ukrainase në të gjitha institucionet shtetërore në territoret e banimit kompakt të shtetasve rusishtfolës. Kusht për dhënien gjuhës ruse të statusit zyrtar është fakti i banimit në një territor administrativ si minimum i 10 % të shtetasve rusishtfolës.