0Rusia del për respektimin e normave ndërkombëtare nga të gjitha shtetet, por në rast domosdoshmërie është e gatshme të mbrojë në mënyrë të pavarur interesat e veta nacionale, "dhe gjithmonë mbi bazë të së drejtës ndërkombëtare", deklaroi kreu i MPJ-së të Federatës Ruse Sergei Lavrov pasi mbajti fjalim në Këshillin e Federatës në Moskë. Ai vuri në dukje, se në vëllim të plotë i përgjigjet "filozofisë së politikës së jashtme" ruse, e cila është e destinuar të sigurojë avancimin e njëpasnjëshëm por jo konfrontues të interesave rrënjësore të Federatës Ruse.