0Në qytetin e Kirgistanit Osh ndodhën përplasje midis ithtarëve dhe kundërshtarëve të qeverisë së përkohëshme, që erdhi në pushtet në prill të këtij viti në valën e trazirave masive. Ithtarët e Presidentit Kurmanbek Bakijev të rrëzuar nga pushteti morrën plotësisht nën kontroll gjithë ndërtesën e administratës rajonale. Milicia nuk ndërhyri. Njokohësisht në Bishkek afër ndërtesës së ambasadës së Bjellorusisë u zhvillua një miting me kërkesën e dorëzimit të Bakijevit, i cili akuzohet për vrasjen e 90 vetave gjatë hapjes së zjarrit me urdhër të tij mbi demonstruesit gjatë protestës së 7 prillit.