0Flota e Detit të Zi e Rusisë kremton 227 vjetorin që nga dita e themelimit të vet. Në këtë ditë anijet stolisen me vargje flamujsh shumëngjyrësh, zhvillohet shërbesa kishtare në Katedralen Vlladimirovsk të Sevastopolit për lavdinë e flotës, për nder të kujtimit të admiralëve Llazarev, Nahimov dhe Kuznecov vendosen kurora me lule. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik zona e bazimit të Flotës së Detit të Zi u reduktua. Më 21 prill të këtij viti presidentët e Rusisë dhe Ukrainës nënshkruan marrëveshjen për zgjatjen e qëndrimit të flotës në Sevastopol deri në vitin 2042. Aktualisht në përbërjen luftarake të Flotës së Detit të Zi janë rreth 50 anije, motoskafë dhe anije nëndetëse.