0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev uroi David Cameron me rastin e hyrjes në detyrën e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Medvediev theksoi, se Rusia e konsideron zhvillimin e gjithanshëm të bashkëpunimit me Britaninë e Madhe si një nga drejtimet kryesore të politikës së vet të jashtme dhe si faktor të rëndësishëm të garantimit të sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.