Shkarko audiofailin

Moska dhe Brazili kanë ndërmend ti japin një impuls suplementar dialogut politiko-ekonomik dhe të formulojnë qendrime të reja ndaj forcimit të bashkëpunimit me Kinën dhe Indinë në formatin e BRIK-ut (Brazili, Rusia India, Kina). Arritjes së këtyre qëllimeve dhe destinohet ti shërbejë vizita zyrtare e Presidentit të Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva në Moskë më 13-14 maj. Sot gjigandi latinoamerikan është një nga partnerët më të mëdhenj të Rusisë në hemisferën Perëndimore. Vëllimi aktual ruso-brazilian i qarkullimit tregtar përbën rreth 7 miliardë dollarë. Palët po shfaqin interesim në rritje edhe ndaj realizimit të projekteve të përbashkëta në sferën e atomit paqësor, kozmosit, industrisë së ndërtimit të avionëve, në fushën e energjetikës dhe nanoteknologjive, me qëllim që të tejkalohet pragu prej 10 miliardë dollarësh. Në Moskë presidentët e Rusisë dhe Brazilit do të diskutojnë perspektivat e bashkëpunimit tekniko-ushtarak, ku Rusia ka mundësi ti bëjë një konkurrencë serioze SHBA-s dhe një sërë vendeve të Europës në tregun brazilian të armëve, vë në dukje Drejtori i Institutit për Amerikën Latine të Akademisë së Shkencave të Rusisë Vladimir Davidov: "Simptomë pozitive është blerja nga Brazili e helikopterëve rusë. Ekziston një fushë e gjerë për bashkëveprim edhe në sferën e energjetikës. Brazili po shndërrohet në një prodhues dhe eksportues të madh nafte, po përvetëson vendburime të reja në shelf. Rusia zotëron eksperiencën përkatëse në këtë drejtim, ka kompani të mëdha të afta jo vetëm për ofrimin e shërbimeve inxhinierike, që gjithashtu janë shumë të rëndësishme, por edhe për investime. Brazili po përjeton një periudhë rilindjeje në sferën e energjisë atomike. Në të njëjtën kohë Rusia sot është i vetmi vend në botë që po ndërton elektrostacione atomike njëkohësisht në pesë shtete të huaja dhe që mund të marrë pjesë në zhvillimin e energjisë atomike edhe në Brazil, mendon Vladimir Davidov: "Mjafton të kujtojmë në këtë rast marrëveshjen e paradokohëshme të arritur me Indinë, e cila parashikon pjesëmarrjen e gjerë të Rusisë në ndërtimin e elektrostacioneve të mëdha atomike. Ne punojmë në këtë sferë edhe në Kinë, edhe në Iran, edhe në një sërë vendesh të tjera. Dhe Brazili mund të bëhet një nga partnerët e Rusisë në këtë sferë", u shpreh Vladimir Davidov. Rusia dhe Brazili janë pjesëmarrës të njërit prej formateve më të autoritetshëm ndërkombëtarë që morri emrin BRIK. Sipas mendimit të shumë ekspertëve, pikërisht vendet e BRIK-ut u bënë ajo lokomotivë që po e nxjerr sot ekonominë botërore nga kriza. "Katërshja" bashkëvepron ngushtë edhe në lidhje me çështjet më aktuale të politikës ndërkombëtare, gjë kjo që e lejon atë të ndikojë gjithnjë e më aktivisht në zgjidhjen e tyre. Ndër to mund të përmendim edhe problemin bërthamor të Iranit, edhe stabilizimin e situatës në Afganistan, edhe procesin e rregullimit në Lindjen e Mesme. Pritet që takimi i Presidentit Dimitri Medvediev dhe homologut të tij brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në Kremlin tu lejojë palëve të forcojnë koordinimin e pozitave të veta në lidhje me këto dhe "pika të tjera të nxehta".