0Takimi i parë në kuadrin e dialogut të ri financiar ruso-amerikan u zhvillua në Ministrinë e financave të SHBA-s. Atje u diskutuan perspektivat e ekonomisë globale, qëndrimi ndaj planifikimit buxhetoro-financiar, reagimi i çdo vendi ndaj krizës financiare, politika tatimore. Sipas përfundimeve të diskutimeve të zhvilluara për çështjet ndërkombëtare Lael Brainard deklaroi, se SHBA-s e konsiderojnë Rusinë si partnere të rëndësishme në përpjekjet për forcimin e shëndoshjes së ekonomisë globale dhe përshëndesin mundësinë për zgjerimin e dialogut në lidhje me një sërë problemesh.