0Rusia i konsideron të palejueshme përpjekjet për rishikimin e Traktatit mbi Mospërhapjen e Armës Bërthamore dhe karakterit të tij me afat të pacaktuar, deklaroi Ministri i punëve të jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov në selinë e OKB-së në New York në kuadrin e konferencës që po zhvillohet në lidhje me pasqyrën e zbatimit të Traktatit të Mospërhapjes së Armës Bërthamore. Rusia është e interesuar për ruajtjen e tërësisë së Traktatit dhe garantimin e qëndrimit të balancuar ndaj tre komponentëve përbërës bazë të tij: mospërhapjes së armës bërthamore, çarmatimit bërthamor dhe përdorimit të energjisë bërthamore për qëllime paqësore.