0Zhvillimi i veprimtarive parandaluese për rritjen e sigurisë në punët malore mund të parandalonte shërthimet në minierën e qymyrgurit "Raspadskaja" në Kuzbass, mendon Kreu i Bashkimit të Pavarur rus të punëtorëve të industrisë së qymyrgurit Ivan Mohnaçuk. Por punë të tilla mund të sjellin në rritjen e kostos së qymyrgurit. Prandaj disa pronarë injorojnë zhvillimin e këtyre punëve, vuri në dukje Mohnaçuk. Si rezultat i dy shpërthimeve, të cilat ndodhën në "Raspadskaja" natën duke gdhirë 9 maji, sipas të dhënave të fundit, 60 veta vdiqën, më shumë se 100 të tjerë përsuan dëmtime, fati i 30 të tjerëve nuk dihet ende.