0Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut gjoboi Rusinë me 225 mijë euro për eliminimin dhe vdekjen e banorëve të Çeçenisë, thuhet në komunikatën e Gjykatës. Familiarët e të zhdukurve mëse një herë u drejtuan në gjykatat ruse, por mbetën të pa kënaqur nga vendimet e tyre. Sipas mendimit të gjyqtarëve, autoritetet ruse kanë shkelur një sërë nenesh të Konventës Europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.