0Helikopterët rusë do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve pyjorë në Europë, njoftoi Kryetari i Shoqatës së industrisë së helikopterave të Rusisë Mihaill Kazaçkov. Sipas fjalëve të tij, tashmë janë fituar tenderet për pjesëmarrjen në shuarjen e zjarreve të 21 helikopterëve rusë, ata, në veçanti, do të përdoren në Turqi, Greqi, në Qipro. Aktualisht teknika ruse e helikopterëve zjarrfikës po përdoret në 30 vende të ndryshme në Europë, Amerikë, Azi. Ekspertët e konsiderojnë atë nga më të mirat në kategorinë e vet, njofton agjencia informative ITAR-TASS.