Piratët, të cilët u përpoqën të rrëmbenin cisternën "Московский университет» ("Universiteti i Moskës"), u lanë të lirë nga trupat detare ruse në oqean të hapur në një gomone. Brigada e piratëve prej 10 vetash me sa duket, gjeti vdekjen, shkruan botimi "Rossiskaja gazeta". Varka e vetme që iu la atyre në dispozicion u furnizua vetëm ujë të pijshëm, produkte ushqimore dhe një fener (far). Ai me intervale të shkurtra transmeton në eter sinjalin mbi bazë të të cilit mund të përcaktohet vendndodhja e anijes që ndodhet në rrezik. Me anë të tij është e pamundur të zhvillohet radio-komunikim. po ashtu si dhe të orientohesh për vendin ku ndodhesh. Në situatë ekstremale feneri ndizet vetë ose atë e ndez dikush, pastaj priten shpëtuesit. Piratët ose nuk kishin se nga kush të prisnin ndihmë, ose i mbështetën shpresat tek njohja e këtyre ujrave, por pas një farë kohe sinjali i anijes së tyre u zhduk nga eteri. Kjo ndodhi kur bregu më i afërt ishte gati 600 km larg varkës së tyre. Sistemi rus i drejtësisë e pranoi që në fillim se hetimi i çështjes penale sipas faktit të rrëmbimit të cisternës sonë është krejtësisht pa perspektivë dhe prandaj ekuipazhit të anijes "Marshall Shaposhnikov", i cili i kapi piratët, iu desh të ndahej me ta. Siç deklaroi Ambasadori i Somalisë në Rusi, vendi i tij nuk paraqet kurrfarë pretendimesh. Zakonisht piratët e kapur, të cilët do të duhet të dalin përpara drejtësisë somaleze, i shoqërojnë deri në vend anijet ushtarake që lirojnë anijet e marra peng. Por kjo ndodh vetëm në atë rast, në qoftë se udhëtimi deri në breg hyn në planet e shpëtuesve. Anija kundërnëndetëse "Marshall Shaposhnikov" nuk morri një urdhër të tillë.

Komentimi i artikullit të ditës

Komentatori i gazetës "Komsomolskaja pravda" Viktor Baranjec është më se i bindur, se ushtarakët rusë vepruan sipas ligjit: "Nuk ekzistojnë as konventa detare, as marrëveshje ndërkombëtare dhe as kurrfarë marrëveshjesh të tjera mbi atë, që Rusia të mund të merrej me gjykimin e shtetasve të huaj, të cilët, mbi të gjitha ajo i arrestoi pa kurrfarë dëshmitarësh okularë. Këtu ka shumë njolla të bardha në të drejtën detare ndërkombëtare. Kurse Rusia mund të merrte shumë kritika në adresë të vet nga ana e po atyre shteteve afrikanë. Bile edhe në nivel të OKB-së, pavarësisht nga situata mjaft e qartë, evidente. Sipas mendimit të shumë juristëve, me të cilët solidarizohem edhe unë, pala ruse veproi drejt kur i lëshoi banditët në lundrim të lirë. Dhe gjykatës për ta u bë Oqeani Indian...", konkludoi komentatori i gazetës "Komsomolskaja pravda" Viktor Baranjec .