Në Rusi po fillojnë të kurojnë aritminë me ndihmën e të ftohtit. Metoda po aplikohet gjerësisht në Shën Petersburg nga specialistët e Qendrës së zemrës, gjakut dhe endokrinologjisë. Krioteknologjia shfrytëzohet për kurimin e një prej llojeve më të përhapura të aritmisë - Fibrilacionit Atrial (Atrial Fibrillation) Vetëm në Shën Peterburg nga kjo sëmundje vuajnë dhjetra mijëra pacientë, ndërsa në gjithë territorin e Rusisë të tillë numërojnë qindra mijëra veta. Kurimi i kësaj sëmundjeje me ndihmën e të ftohtit bëhet me anë të metodës transvenoze. Në botë një teknologji e tillë e luftës kundër aritmisë së zemrës ka filluar të përdoret jo shumë kohë më parë. Ajo do të bëhet alternativë e mrekullueshme e përdorimit afatgjatë të preparateve të kushtueshme medicinale.

                                                                     ***

Kryeqyteti rus u bë lider midis metropoleve europiane përkatësisht numrit të aksidenteve rrugore. Në Moskë çdo vit ndodhin përafërsisht 600 mijë aksidente automobilistike. Kjo shifër është shumë më e lartë se sa në qytetet e tjera europiane, në veçanti, në Londër. Numri i aksidenteve rrugore me përfundim letal megjithëse po vazhdon të ulet, mbetet megjithatë shumë i lartë dhe kjo shpjegohet me mungesën e kulturës së ngarjes së automjetit nga automobilistët dhe përgatitjen e tyre të pamjaftueshme për drejtimin e mjetit transportues.

                                                                      ***

Në qoftë se fëmija sheh televizor që në moshë fare të njomë, ai shkon keq me mësime në shkollë më pas

0. Në një konkluzion të tillë arritën shkencëtarët britanikë. Sipas mendimit të tyre, në qoftë se fëmija deri në moshën 2,5 vjeç ka parë shumë TV, ai fillon të mësojë më keq në shkollë dhe ka peshë të tepër trupore. Nga ana e vet, ekspertët amerikanë mendojnë, se fëmijët deri në 2 vjeç nuk duhet të shohin fare televizor.