0Komisioni Europian ka ndërmend të verifikojë projektet e buxheteve kombëtare të vendeve të euro zonës deri në miratimin e tyre në parlamentet kombëtare. Për këtë bëhet fjalë në planin e publikuar të mbështetjes së euros, të miratuar në vigjilje nga Komisioni Europian, njofton Agjencia informative ITAR-TASS. Kjo është masë e paprecedentshme në historinë e BE, e cila do të zgjerojë në mënyrë të qenësishme plotfuqishmëritë financiare të Brukselit në dëm të qeverive kombëtare të vendeve të BE. Më parë Grupi Europian sanksionoi krijimin e fondin stabilizues rekord  me vëllim prej 750 miliardë eurosh, i cili mund të vihet në përdorim në raste lindjesh të problemeve buxhetore në vendet zonës së euros.