Shkarko audiofailin

Rusia dhe Turqia po dalin në një nivel të ri bashkëpunimi. Këtë e pasqyruan qartë negociatat e Presidentit rus Dimitri Medvediev në Ankara me homologun e tij turk Abdullah Gϋl. Pranimi i këtij fakti tingëlloi edhe në konferencën për shtyp mbajtur sipas rezultateve të vizitës zyrtare të Liderit rus. Dimitri Medvediev theksoi, se për këto vitet e fundit marrëdhëniet ruso-turke kanë ndryshuar në mënyrë kardinale dhe aktualisht janë bërë strategjike dhe shumëplanëshe. Gjatë vizitës u nënshkruan dokumente që hedhin bazën për zhvillimin e bashkëveprimit të të dyja vendeve në sfera nga më të ndryshmet: në ekonomi, energjetikë, transport, turizëm, kulturë, në fushën e ruajtjes së rendit. Jo më pak i rëndësishëm paraqitet edhe bashkëpunimi i Moskës dhe Ankarasë në arenën ndërkombëtare. Ja se ç'tha në lidhje me këtë në konferencën mbajtur për shtyp Kryetari i shtetit rus: "Ne kemi pozita shumë të ngjashme përkatësisht çështjeve të rregullimit të problemit në Lindjen e Mesme. Dhe unë erdha në Ankara nga Damasku. Ne folëm mbi atë që të bëhet ky proces më aktiv, të shfrytëzohen për arritjen e qëllimit metoda e pozita jo standarte. Dhe një sërë propozimesh të kësaj natyre iu bënë nga unë Presidentit të Turqisë. Unë mendoj, se ne duhet të vazhdojmë punën në këtë drejtim, sepse këto kohët e fundit ndodhi njëfarë frenimi, ndalësimi i saj, gjë kjo që, sigurisht, pasqyrohet negativisht edhe në situatën e krijuar në Lindjen e Afërme, në nivelin e jetesës. Situata, të themi, në Gazë është mjaft afër katastrofës humanitare. Dhe ne duhet të japim ... impuls me qëllim që me këto probleme të fillojnë të merren më aktivisht shtete të ndryshme, të cilat ndjejnë përgjegjësinë e vet për zhvillimin e ngjarjeve në rajon". Në kryeqytetin turk u fol edhe për situatën e krijuar rreth problemit bërthamor të Iranit. Dimitri Medvediev konfirmoi qendrimet ruse ndaj zgjidhjes së tij: "...Ne duhet ta nxisim Iranin për vendosjen e një bashkëpunimi konstruktiv si me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), ashtu dhe me vendet që janë ndërmjetësuese në këtë proces. Ne nisemi në logjikën e veprimeve tona nga ajo, se varianti më i mirë është zgjidhja politiko-diplomatike me kusht të respektimit të rregullave përkatëse të ANEA-s dhe, sigurisht, me respektimin e rregullave dhe konventave që kanë të bëjnë me mospërhapjen e armës bërthamore. Ja, mbi një bazë të tillë, mund të vazhdohej zgjidhja e problemit në të ardhmen. Ndërsa në qoftë se nuk do t'ia arrihet qëllimit me këto metoda, atëhere mund të ndërmerren edhe hapa të tjerë". Ankaraja është plotësisht e një mendimi me Moskën përkatësisht këtij problemi.