Shkarko audiofailin

0 "Rusia sërish në Kanë. Ndërsa kjo do të thotë se çdo gjë shkon mbarë e mirë". Në këtë mënyrë e komentoi Presidenti i Festivalit Kinematografik të Kanës Gilles Jacob pjesëmarrjen e filmit rus në programin konkurrues të këtij kinoforumi. Ai do të hapet më 12 maj në Rivierën Franceze. Në konkursin kryesor të Festivalit të Kanës filmi rus u paraqit vetëm për të dytën herë për këto 16 vitet e fundit. Zgjedhja u bë në favor të filmit të Nikita Mihallkovit me titull "Të topiturit nga dielli-2". Ngjarjet e tij zhvillohen në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Ky është vazhdim i filmit "Të topiturit nga dielli", i cili në vitin 1994 mori në Kanë Çmimin e Madh të jurisë. Nikita Mihallkov merr pjesë për të katërtën herë dhe siç thotë vetë regjizori "ia nxorri lezetin" atij - në kuptimin e asaj, se vendimi i jurisë përkatësisht punëve të tij nuk e preokupon dhe aq shumë regjizorin. Sipas mendimit të tij: "...Aktualisht dy gjëra janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të. Së pari, që filmi rus të hyjë në konkurs... Së dyti, prania në Festivalin e Kanës është njëfarëlloj starti, hop për daljen e filmit në botë..."Në programin jo zyrtar të Festivalit të tanishëm të 63-të Kinematografik filmi rus do të përfaqësohet gjerësisht: nga 12 deri më 23 maj në Pavijonin rus të gjithë ata që dëshirojnë mund të shohin 10 filma. Kjo qendër informative është përfaqësia zyrtare e vendit tonë në Kanë dhe propozon si "udhëtim njohës" nëpër Rusi projektin "Në fokus-kinematografia e re ruse". Midis regjizorëve të rinj këtë vit është, për shembull, Pavell Kostomarov. Ai propozon një eksperiment - kuazifilmin dokumentar "Unë të dua ty". Kurse Natalia Naumova - vazhduesja e dinastisë së famshme të aktorëve dhe regjizorëve të Naumovëve-Bjellohvostikovëve paraqet filmin "Në Rusi bie dëborë", në të cilin bëhet fjalë për historinë e një njeriu që jeton jetën e huaj, duke e paraqitur veten për një person tjetër. Duke vëzhguar ceremoninë e hapjes së festivalit, kritikja kinematografike Llarisa Maljukova vë në dukje si vijon: "E gjitha kjo ngjason, vërtet, me njëfarë loje! Këto taka të larta dhe gjithë ky glamour, shkëlqim e luks i madh, i cili ngandonjëherë duket qesharak, grotesk, por që i gëzon pa masë njerëzit. Në Festivalin e Kanës të gjithë "luajnë" nga pak edhe yjet e kinematografisë, edhe publiku...". Rusia këtë vit gjithashtu po ingranohet në këtë "lojë" duke propozuar në ditën e hapjes së Festivalit Ballon pompoze Ruse në hotelin më luksoz të rrugës kryesore të Kanës - në bregun e lumin Croisette.