Zëri i Rusisë Me birësimin e fëmijëve rusë dhe sistemimin e tyre në familjet amerikane do të merren vetëm agjencitë e akredituara në Rusi dhe në SHBA, veprimtaria e të cilave i përgjigjet kërkesave të Konventës së Hagës. Për këtë deklaroi Avokati i popullit për Fëmijët i Federatës Ruse Pavell Astahov mbi bazë të përfundimeve të negociatave ruso-amerikane në Moskë. Sipas fjalëve të tij, kjo është një garanci suplementare e asaj, se njerëz të rastit dhe organizatat të rastit nuk do të përfshihen në zgjidhjen e një çështjeje kaq të rëndësishme dhe delikate si birësimi i fëmijëve.