Zëri i Rusisë Një paketë dokumentesh ndërqeveritare u nënshkrua në Ankara mbi bazë të negociatave të zhvilluara midis Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe Presidentit të Turqisë Abdullah Gül. Shërbimi Federal i Rusisë për kontrollin ndaj trafikimit të drogës nënshkroi memorandumin mbi mirëkuptimin e ndërsjellë me MPB-në e Turqisë për luftën kundër trafikut ilegal të lëndëve narkotike dhe psikotrope. U nënshkrua edhe programi i veprimeve të përbashkëta midis Agjencisë Federale për turizmin e Rusisë dhe Ministrisë së kulturës dhe turizmit të Turqisë.