0Presidentët e Federatës Ruse dhe Turqisë, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Abdullah Gul në negociatat e zhvilluara në Ankara ranë dakort të vazhdojnë punën për krijimin e arkitekturës së sigurimit mbarë europian, iniciator i të cilit u bë lideri rus. Palët mendojnë gjithashtu, se strukturat mbrojtëse, dikasteret ushtarake dhe shërbimet speciale të Rusisë dhe Turqisë duhet të bashkëveprojnë aktivisht kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Kjo duhet të bëhet, pasi këto rreziqe kërcënuese kanë për vendet tona jo karakter abstrakt, por konkret, dhe periodikisht ne detyrohemi të godasim rëndë shfaqje të tilla dhe do të vazhdojmë kështu edhe më tej, tha Medvediev.