Zëri i Rusisë Situatën në Kirgistan e diskutuan në Moskë Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Rusisë Grigori Karasin dhe Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian (BE) për Azinë Qendrore Pierre Morel. Në fillim të muajit maj Pierre Morel vizitoi Bishkekun ku dhe deklaroi, se BE i kushton një rëndësi të veçantë proceseve politiko-shoqërore në këtë republikë të Azisë Qendrore dhe se është i interesuar për "demokratizimin" e mëtejshëm të tij. Ai theksoi gjithashtu, se e vlerëson pozitivisht vendimin e udhëheqjes së Kigristanit për aplikimin në vend të formës së drejtimit parlamentar.