0Irani duhet të inkurajohet për veprime konstruktive, duke vazhduar njëkohësisht kërkimin e rrugëve paqësore të rregullimit të situatës që ka lidhje me programin bërthamor iranian, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev sipas përfundimeve të negociatave të zhvilluara në Ankara me homologun e vet turk Abdullah Gul. Sipas fjalëve të Medvedievit, pozitat e Rusisë dhe Turqisë në lidhje me problemin iranian përkojnë.