Zëri i Rusisë Aeroplani i modelit A-330 i aviakompanisë së Libisë "Al-Afrikija" që po fluturonte nga Republika e Afrikës së Jugut u rrëzua gjatë uljes në aeroportin e kryeqytetit e Libisë-Tripoli. Si rezultat gjetën vdekjen 104 veta, duke përfshirë edhe 11 anëtarët e ekuipazhit. Në katastrofën e avionit të pasagjerëve mbijetoi një djalë 7 vjeçar nga Hollanda, njoftoi përfaqësuesi i aeroportit. Avioni po fluturonte nga Johannesburgu për në aeroportin e Londrës "Heathrow". Në Tripoli ai duhet të realizonte një ulje të përkohshme. Përfaqësuesit e kompanisë ajrore njoftuan, se në bordin e tij kishte pasagjerë të kombësive të ndryshme, midis tyre anglezë dhe afrikano-jugorë.