0Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin u dërgoi një mesazh mirëseardhjeje pjesëmarrësve dhe mysafirëve të Kongresit të 42-të botëror të reklamës të Shoqatës Ndërkombëtare të reklamës. Në këtë telegram, në veçanti, thuhet se "Rusia është e interesuar për një dialog të detajuar, vlerëplotë midis ekspertëve, shkencëtarëve, përfaqësuesve të pushtetit dhe biznesit në lidhje me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin inovativ të ekonomisë kombëtare, vuri në dukje Vladimir Putin. "Puna juaj do të ndikojë pozitivisht në sektorin vendas të shërbimeve reklamuese dhe të kombinuara, do ti shërbejë transformimit të tij në degë me të vërtetë bashkëkohore me aftësi konkurruese".