0Kompanitë amerikane janë të gatshme për pjesëmarrje në realizimin e projekteve infrastrukturore në Rusi, deklaroi Presidenti i Këshillit të biznesit ruso-amerikan Edward Verona në intervistën e vet dhënë për botimin "Rossijskaja gazeta". Është i domosdoshëm modernizimi i infrastrukturës që nuk i përgjigjet kërkesave bashkëkohore të Rusisë dhe mbushja me medoemos e  vakuumit të krijuar, njoftoi ai. Sipas vlerësimeve të udhëheqjes ruse, për realizimin e këtyre qëllimeve do të duhen afro 830 miliardë dollarë dhe një periudhë kohore 10 vjeçare.