0Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë Sergei Shojgu mendon, se shanset për gjetjen e minatorëve ende të gjallë nën rrënojat e minierës "Raspadskaja" vazhdojnë të ruhen akoma. Ai njoftoi, se shpëtuesit tashmë kanë kontrolluar 75% të rrugëve nëntokësore të minierës ku ndodhi avaria dhe arritën deri në sektorin më të thellë e më të vështirë për akses të minierës, ku mund të ndodhen minatorë. Gjatë kësaj ai vuri në dukje, se koncentrimi i gazit metan në galeritë nëntokësore e tejkalon 3 herë normën. Kjo gjë i detyroi ata të mos e hapin sistemin e ventilimit edhe për 24 orë të tjera, sepse kjo gjë mund të provokojë ndonjë shpërthim të radhës.